“Plani B” i LDK-së që po diskutohet nëse AAK largohet nga koalicioni: PDK-së i jepet presidenti dhe këto ministri kyçe

Kriza ndërmjet partive të koalicionit qeverisë LDK – AAK- Nisma tashmë ka marrë udhë.
Krejt kjo ka nisur kur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tash e disa javë ka lëshuar akuza të rënda ndaj partisë që drejtohet nga Isa Mustafa (LDK), saktësisht drejt kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.Së fundi, ish kryeministrit i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka vendosur një kusht Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse duan që koalicioni të vazhdoj – pozitën e Presidentit të Kosovës.Madje, për këtë Haradinaj ka marrë edhe bekimin e partisë që drejton- Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por ky kusht i vënë nga lideri i AAK-së nuk është i vetmi që ka shpërfaqur  prishjen e raporteve me partinë që është në bashkëqeverisje.

Emërimi i koordinatorit shtetëror për bisedimet Kosovë – Serbi, Skender Hyseni nga ana e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti e ka zëmëruar më të madhe kryetarin e AAK.

Menaxhimi i pandemisë dhe “rrëshqitja” potenciale e Kosovës nga dialogu politik në atë teknik ndërmjet dy vendeve ( Kosovë – Serbi), e ka rritur pezmin e Ramush Haradinajt ndaj qeverisë Hoti deri në atë masë saqë ish gjenerali i luftës së fundit në Kosovë, ka nisur “të mos ketë besim” në qeverinë aktuale.

Për krejt këto tema të hënën do të ketë një takim sy me sy ndërmjet Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt por edhe me prezencën e kryeministrit Avdullah Hoti.

Takimin e së hënës e ka konfirmuar vetë kreu i LDK, Isa Mustafa, e që arsye pse është shtyrë kaq gjatë sqarimi i “ankesave” të Haradinajt ka qenë Avdullah Hoti, i infektuar e tashmë I shëruar nga COVID 19.

Para këtij takimi Isa Mustafa i ka këputur shpresat Ramush Haradinajt për pozitën e presidentit duke i “thënë se kjo pozitë nuk ka qenë “pazar” i marrëveshjes LDK- AAK- NISMA për bashkëqeverisje.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close