Me kë bën VV’ja kualicion? dhe me kë kanë vija te kuqe? përgjigjet Albulena Haxhiu.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është përgjigjur se me kë bën koalicion LVV’ja po të mbahen zgjedhjet, kur ka raporte të këqija me të gjitha subjektet e tjera.

Haxhiu thotë se fillimisht për partinë  e saj është e rëndësishme që të rrezohet Qeveria e Avdullah Hotit.

E para, e rëndësishme është të rrezohet qeveria. Pastaj e rëndësishme është kush del partia e parë. Nuk mund të deformohet vullneti i qytetarëve”, ka thënë ish-ministrja e Drejtësisë.

Tutje Haxhiu thotë se partia e saj, edhe përkundër raporteve të këqija me krejt partitë, vija të kuqe ka vetëm me PDK’në e Kadri Veselit.

“Pastaj vendosim me kë qeverisim, varësisht prej rezultatit zgjedhor . Është e qartë, vijat e kuqe nuk i heqim ndaj PDK’së. Më pas vendosim varësisht prej situatës”, ka përfunduar ajo. /Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close