Haradinaj kërkon marrëveshje përfundimtare në takimin e radhës, ja si i përgjigjet Vuçiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

E kjo ka zgjuar reagimin e Beogradit zyrtar, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pohuar se atje do të ndodhë krejt diçka tjetër.

Ai tha se Haradinaj nuk duhet të shpenzojë kerozinë deri në Uashington nëse shpreson për një marrëveshje përfundimtare.

“Haradinaj mund ta kthejë avionin e tij menjëherë pas dhe të mos shpenzojë kerozinë nëse shkon në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, sepse kjo nuk do të jetë”, tha Vuçiq për TV Pink.

Sipas tij, në Uashington mund të ketë bisedime vetëm për tema të caktuara.

“Ne do të shkojmë në Uashington për të diskutuar temat e caktuara. Ne mund të flasim për çdo temë, por nëse ato marrin gjithçka, dhe ne nuk marrim asgjë, dhe nëse i pranojmë, ata nuk do ta shikojnë këtë film”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se në Bruksel do të bisedojë për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit, teksa e pranoi se Serbia nuk mund të garantojë mbrojtjen e tempujve serbë në territorin ku praktikisht me vite nuk ka pushtet.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close