“22 VITE PAS?”, BEKIM JASHARI PUBLIKON FOTOGRAFI TË SHTËPISË SË DEMOLUAR TË ADEM JASHARIT

Kompleksi Memorial i Jasharajve afër rrënimit, kullat janë në gjendje shumë të rëndë.

Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë rrënimit.

Kullat, në të cilat Jasharajt ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike, ndërsa shteti vazhdon të bëjë “gjumë”.

Siç duket për të treguar gjendjen jo të mirë të kullave, sot kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar një storje në Facebook ku tregon fotografi të shtëpisë së demoluar, ndërsa ka shkaruar |22 vite pas?”

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close