Sa i kushtoi Skender Hysenit udhëtimi në ShBA për një telefonatë me Grenellin?

Udhëtimi i në ShBA i Skender Hysenit, Koordinatorit për Dialog Kosovë-Serbi i kushtoi  buxhetit të shtetit mbi 3 mijë euro.

Nga data 01 deri më datën 06 qershor, Hyseni qëndroi për një vizitë zyrtare në ShBA. Ai atje kishte planifikuar të takohej me të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Megjithatë, Hyseni arriti që të zhvillonte vetëm një bisedë telefonike me të.

KALLXO. ka siguruar shpenzimet e Hysenit nga zyra e kryeministrit për vizitën e tij në Amerikë.

Ai mori mëditje për udhëtim jashtë vendit 577 euro e 50 cent. Ndërsa, nga  1 mijë e 290 euro  euro i kushtuan biletat e aeroplanit.

Akomodimi i Koordinatorit Shtetëror për Dialog i kushtoi buxhetit të shtetit 659 euro ndërsa drekat zyrtare gjatë këtij udhëtimi kushtuan 540 euro.

Në total, shpenzimet për këtë udhëtim, sipas të dhënave nga zyra e kryeministrit, janë afro 3 mijë e 66 euro e 62 cent./kallxo.com/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close