Rregulli i UEFA-s që mund t’ia pamundësojë Neymarit lojën në finale

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit bëri një veprim të pamenduar në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut.

Ky veprim i tij mund t’i kushtojë brazilianit me suspendim për finalen e të dielës që është e para në histori të klubit francez.

Pas fitores prej 3-0 dhe shkrimit në librat e historisë, Neymar e shkeli protokollin e UEFA-s lidhur me coronavirusin duke i shkëmbyer fanellat me Marcel Halstenberg.

Protokolli i rikthimit të futbollit që përbëhet nga 31 faqe e përcakton qartë se si duhet të sillen futbollistët.

Lojtarëve u rekomandohet të përmbahen nga shkëmbimi i fanellave të tyre” – thuhet në protokoll. Më tej theksohet se mosrespektimi i këtyre obligimeve: “Mund të çojë në ndërmarrjen e masave disiplinore në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s”.

Sipas raportimeve para rikthimit të Ligës së Kampionëve nga pezullimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ishte thënë se në rast të shkëmbimit të fanellave gjatë ndeshjeve në Lisbonë, lojtarët e përfshirë do të duhej të izoloheshin për 12 ditë.

Megjithatë, protokolli zyrtar i UEFA-s nuk përmend në mënyrë të qartë një periudhë eventuale të vetizolimit.

Sidoqoftë, PSG që në finalen e të dielës luan me fituesin e duelit ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit, duhet të shqetësohet seriozisht për rrezikun e mungesës së Neymarit. /Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close