Reagon Kurti në lidhje me dënimin e dëshmitarit në rastin Dehari

Kreu i LVV-së, Albin Kurti përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me dënimin e dëshmitarit në procesin e vrasjes së Deharit.

Kurti shprehët që ne nuk i dim arsyjet e vërteta pse presidenti ka shkrutuar dënimin e një vrasje të dyshiftë mirëpo që shumë peresona të tjerë mund ta din arsyjen duke u nisur nga vetë presidenti, transmeton “Bota sot”.

Tutje Kurti shprehët që urgjentisht duhët të bëhet public procesi deri tek ky vendim I dyshimt duke iu bërë thirrje zyrtarëve të kërkojnë dëshmi në lidhje me këtë process.

Postimi i plotë

Kë po fal presidenti?

Më 31 korrik, Ditën e Kurban Bajramit, morëm vesh se presidenti i Republikës së Kosovës fali pjesërisht dënimet e shtatë të dënuarve me burg. Njëri prej këtyre shtatë të burgosurve ishte dënuar për vrasje të dyfishtë: atë të një fëmije 13-vjeçar dhe xhaxhait të tij. Natyrisht që kjo nuk është hera e parë që presidenti ka falur të dënuar, por është përtej imagjinatës të falet një i dënuar për vrasje të dyfishtë, e aq më tepër kur njëra prej viktimave ka qenë i mitur.

Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, dje kemi marrë vesh një detaj tjetër lidhur me këtë rast: pikërisht ky vrasës është dëshmitar i vdekjes së Astrit Deharit.

Ne s’i dimë ende arsyet e vërteta pse presidenti i Republikës i ka shkurtuar dënimin një vrasësi të dyfishtë, i cili për më tepër i ka marrë jetën një fëmije 13 vjeçar. Mirëpo, ka mjaft persona që mund t’i dinë këto arsye, duke nisur nga vetë presidenti, anëtarët e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për falje e deri tek i dënuari në fjalë.

Prandaj, duhet që urgjentisht të bëhet publik i gjithë procesi që ka shpënë deri te ky vendim i dyshimtë, arsyetimi se pse një vrasës i një vrasjeje të dyfishtë, madje edhe dëshmitar në një vrasje tjetër me autorët ende të pazbuluar, të ketë prioritet për falje përtej më shumë se 400 kërkesave të tjera.

Bëj thirrje që të gjithë këta zyrtarë të japin dëshmi në lidhje me procesin dhe që kjo falje, si dhe të gjitha faljet e dyshimta të presidentit, të hetohen dhe të zbardhen deri në fund, qoftë nga ana e organeve të rendit, qoftë nga ana e një komisioni të posaçëm të Kuvendit për hetim parlamentar.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close