LAJMI I FUNDIT: Ndeshja Lincoln – Prishtina do të zhvillohet

Tashmë, UEFA ka vendosur që ndeshje ndërmjet Lincoln dhe Prishtinës në Evropa Ligë të zhvillohet.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Prishtinës përmes një postimi zyrtare në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan IndeksOnline

Por, kjo ndeshje do të zhvillohet me skuadër tjetër, pra kryeqytetasi do të paraqiten me komplet skuadër tjetër.

Postimi i plotë i Prishtinës:

” Lincoln – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet

Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet. Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.

FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.

Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.Prishtina me përulje iu falënderon!

Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.

FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.

Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar.(Foto: seanca stërvitore në Gjibraltar më 17 gusht)”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close