LVV akuzon Qeverinë, përmes një fotomontazhi e paraqet Hotin si marionetë të Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar sërish Qeverinë Hoti, duke thënë se kjo qeverisje është e varur nga Lista Serbe.

LVV përmes një fotomontazhe e ka paraqitur kryeministrin Avdullah Hoti duke bërë lëvizjet ashtu siç dëshiron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndërsa pas tij është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë”, thuhet në reagim.

Më tej, LVV thekson se Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera. /Telegrafi/

Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Dienstag, 18. August 2020

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close