Glauk Konjufca tregonë arsyen pse Zemaj është Ministër

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së kaluar, Glauk Konjufca, ka thënë se ministri aktual i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kushtëzuar votën e tij për Qeverinë Hoti me postin e ministrit.

Rrjedhimisht, sipas Konjufcës, Zemaj është ministër vetëm për shkak se e kushtëzoi votën e tij për Qeverinë Hoti.

“Këtu ministër i shëndetësisë është për një njeri vetëm për një arsye, jo pse e njeh shëndetësinë, por sepse e ka qit kusht votimin e Qeverisë Hoti”, është shprehur Konjufca.

Madje, Konjufca dha edhe narrativen e tij për këtë çështje.

“Ai ka thënë “boll më. Unë jam në LDK qe sa vjet, nëse tash nuk bëhem ministër kushedi se kur do të bëhem”. Pra e ka kushtëzuar votën. Ky është informacion i brendshëm”, ka thënë Konjufca në Prime Time. E në pyetjen se si zgjedhjet janë zgjidhje, Konjufca tha se Kosovës i duhet një qeveri më e përgjegjshme.

“Zgjedhjet e zgjidhin këtë situatë sepse populli i Kosovës e voton një qeveri dukshëm më të përgjegjshme”, shtoi Konjufca.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close