A po anulohet ndeshja Lincoln Red Imps – FC Prishtina?

Ndeshja parakualifikuese e Ligës së Evropës mes Lincoln Red Imps dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet.

Kështu njofton zëdhënësi i klubit, Avni Durmishi, përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit të tij, autoritetet e Gjilbraltarit nuk kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes, pas testimit të tetë futbollistëve të FC Prishtinës me COVID-19.

Njoftimi i tij, pa ndërhyrje:

Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kane leju me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthy menjehere pas ndeshjes, do te niset ne oret ne vijim sonte.

UEFA nuk ka dhane vendim, dhe ne mundesine e saj eshte qe brenda 3 dites te detyroje Lincolnin me dergu ndeshjen ne njeren prej kater shteteve neutrale qe kane pranu me qene organizatore te ndeshjeve te ketyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do te merr vendimin si me Driten./Lajmi.net/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close