A do ta humbë Prishtina ndeshjen në tavolinë si Drita – tregon zyrtari i klubit

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Lincolnit në parakualifikimet e Ligës së Evropës nuk do të zhvillohet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i FC Prishtina, Avni Durmishi.

“Loja nuk zhvillohet. Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar me u zhvillu ndeshja dhe skuadra edhe ashtu ka pas me u kthyer menjëherë pas ndeshjes, do të niset në orët në vijim sonte. UEFA nuk ka dhënë vendim, dhe në mundësinë e saj është që brenda tre ditësh të detyroje Lincolnin me dërguar ndeshjen në njërën prej katër shteteve neutrale që kanë pranuar me qenë organizatore të ndeshjeve të këtyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro. Ose do të merr vendimin si me Dritën”, ka shkruar në ‘Facebook’ Durmishi.

Tetë futbollistë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në skuadrën e Prishtinës, me ç’rast autoritetet në Gjibraltar vendosën që takimi të mos zhvillohej.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close