MUAJ MË PARË U PËRJASHTUA NGA LDK, A PO PARALAJMËRON VJOSA OSMANI PARTI TË RE!?

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtare e LDK-së, Vjosa Osmani, më 20 qershor u shkarkua nga pozita e saj si nënkryetare e kësaj partie. E njëjta, tashmë po paralajmëron diçka të re.

Osmani për indeksonline ka thënë se po qëndron në konsultime me disa persona, me të cilët siç thotë ajo, është ndërtuar politikisht.

“Ua kujtoj se unë jam përjashtuar nga pozitat që i kam mbajtur në LDK nga këshilli i përgjithshëm i LDK-së. Sa i përket hapave të mëtejmë, siç e kam thënë edhe më herët, unë jam në konsultim e sipër me njerëz me të cilët jam ndërtuar politikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka konfirmuar se së shpejti do të sqarohet pozicioni i saj dhe mënyra se si do të vazhdojë angazhimin e saj politik, sidoqoftë, nuk ka treguar nëse do të formojë ndonjë parti të re.

“Qofshin njerëz ata brenda LDK-së qofshin njerëz që nuk janë sot aktiv politikisht por që më kanë këshilluar, me të cilët kam diskutuar… së shpejti besoj se do ta sqarojmë se si do të vazhdojmë tash e tutje angazhimin tonë politik” ka thënë Osmani ndër të tjera.

Ndryshe, Osmani muajin e kaluar u lirua nga pozitat e saj që mbante tash e disa kohë në LDK, ku sipas kryetarit Isa Mustafa, ajo ka vepruar në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

Për pak kohë u përfol se Osmani do t’i bashkohej partisë së Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ajo ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close