Kryetari i Deçanit i drejtohet kryeministrit Hoti: Kur pezullon punët afër Manastirit, duhet të bësh edhe zgjidhje

Kryetari i komunës së Deçanit ka paralajmëruar kryeministrin Avdullah Hoti, pasi që ky i fundit dhe qeveria kishin ndalë punimet në rrugë, në afërsi në Manastirit të Deçanit.

I pari kësaj komune, Bashkim Ramosaj, në një postim në Facebook ka thënë se kur pezullohen veprime është mirë edhe të ketë zgjidhje, duke iu drejtuar kryeministrit Hoti.

“Kur pezullohen veprime është mirë të jipen zgjidhjet e duhura z. Kryeministër. Më vjen keq që juve po i bartni në këtë kohë problemet e krijuara tash e 20 vite. Boll është boll!” ka shkruar ai.

Madje sipas tij shteti duhet të këtë zgjidhje për këtë problem .

“Shteti duhet t’i zgjidh fatkeqësitë, që i ka krijuar në Deçan. Unë po i zgjidh e jam i gatshëm ti zgjidh duke bërë rrugën. Sot është paralajmërim vetëm”.

Ramosaj ka thënë se ky është një nga paralajmërimet e fundit të tij për këtë temë./Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close