Konjufca: Pandemia do të menaxhohej më mirë pa qeveri, se sa me Qeverinë Hoti

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore pse VV’ja ka nisur mocion për rrëzimin e  Qeverisë Hoti, është menaxhimi i situatës me Covid-19.

“Në rastin e Kosovës dhe Qeverisë Hoti duke i parë pasojat katastrofike sa i përket menaxhimit të pandemisë, unë mendoj se është kjo arsyeja kryesore pse na ka shtyrë drejt mocionit”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, ka deklaruar se situata do të ishte shumë më e mirë nëse nuk do të kishte ndërhyrje fare nga Qeveria, duke shtuar se do të kishte më pak infeksione nëse kjo situatë do i lihej në dorë stafit të QKUK’së.

“Kur e shohim se si e ka menaxhuar pandeminë Qeveria Hoti atëherë përfundimi është ky, që po të lihej pa ministri fare dhe pa ndërhyrjen e institucioneve shtetërore politike  menaxhimi i pandemisë vetëm prej stafit të QKUK unë mendoj se do të kishte më pak infeksione dhe të vdekur se sa kur ka ndërhyrë Qeveria. Në një vend me këtë popullatë si ne, ku Qeveris i hup fija,  se nuk e din ku janë vatrat, ku po fillon e ku po përfundon. Sa ishte në kohën e Arben Vitisë ai e dinte fijen”, ka thënë Konjufca në Kanal0.

Kurse, për Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pohuar se nuk pajtohet fare me politikat e tij në menaxhimin e pandemisë.

/Gazeta Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close