Vjosa i thotë jo Ramush Haradinajt për President

Kandidatura e shpallur nga kryesia e AAK-s për Ramush Haradinajn President merr vlerësim negativ nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Intervista që do ta transmetohet të dielën Osmani ka thënë se partitë në pushtet mos të mendojnë për postin e Presidentit sepse sipas saj, ky koalicion nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Koalicioni i tanishëm qeverisës, që është LDK, AAK, NISMA, po flitet që mund të jetë dhe PDK-ja ndërkohë, të gjitha këto parti, nuk do duhej të synonin të zgjedhnin Presidentin, sepse është një koalicion që nuk përfaqëson vullnetin qytetar” – ka thënë Osmani.

Koalicioni qeverisës sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë, është i deformuar dhe me vullnet të vjedhur.“Pra, është një vullnet i vjedhur, i deformuar dhe rrjedhimisht nuk do duhej që ky vullnet i vjedhur i deformuar tani ta uzurpoj edhe karrigen e Presidentit sepse është vazhdimësi e një politike që në epiqendër ka mashtrimin. Rrjedhimisht, këdo që e qet kandidat një koalicion i tillë, që ka ardhur aty me vullnet të vjedhur, natyrisht që nuk përfaqëson asgjë, dhe vetëm është vazhdimësi e interesave të ngushta” – ka deklaruar Osmani.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close