Publikohet një foto nga zhveshtorja e Barcës, Messin në këtë gjendje se kemi parë asnjëherë

Lionel Messi nuk mund ta fshehte dëshpërimin e tij pas humbjes së Barcelonës 8-2 ndaj Bayern Munich të premten në mbrëmje.

Një ndeshje që u prit të jetë finale para finales, doli të jetë e lehtë për Bayernin që e mposhti rivalin e tij, pothuajse në pjesën e parë.

Ndeshja u luajt në Luz, Lisbonë, me Lionel Messin që do ta kujtojë atë vend përgjithmonë.

Argjentinasi ishte i pafuqishëm që ta ndalte turpërimin e skuadrës së tij që të mos mbizotërohej nga bavarezët, ku doli të jetë një ndeshje e njëanshme.

Një foto që doli nga dhoma e zhveshjes së skuadrës së Barcelonës, tregon se Messi nuk është në gjendje të pajtohet me atë që ndodhi.

Ai duket i ulur me kokën poshtë, i dërrmuar nga ajo që ndodhi, ndërsa portieri Marc-Andre ter Stegen qëndronte tek dera.

Është hera e parë që nga sezoni 2006/07 që Messi e përfundon një sezon pa fituar asnjë trofe.

Dhimbja e kësaj humbjes do të duhet kohë që të kalojë. /Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close