Përçahet LDK-ja në Ferizaj, kjo është arsyeja

Në cilësinë e zëvendësministrit për Zhvillim Ekonomik, njëherësh kryetar i LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, gjatë së premtes ka vizituar punimet për ndërtimin e një nënkalimi për vetura në Ferizaj i cili është vazhdimësi i projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i Qytetit”.

Vizita e tij dhe e ministrit të Infrastrukturës, Arban Abarashit, ka ngjallur reagime dhe përçarje brenda kryesisë së LDK-së në Ferizaj, derisa Svarqa prej vitesh në cilësinë e kryetarit të degës e ka kundërshtuar publikisht projektin katër milionësh “Bashkimi i Qytetit”.

Gëzim Kokollari, anëtar i kryesisë së LDK-së, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt, e ka kundërshtuar vizitën e përfaqësuesve të LDK-së në Ferizaj, duke thënë se vizita e tyre nga niveli qendror, ishte e çuditshme në Ferizaj derisa subjekti i tyre e ka kundërshtuar vazhdimisht projektin “Bashkimi i Qytetit”.

“Sot Ferizaj mere mbështetje nga niveli qendror për projektin Bashkimi i Qytetit, ky projekt do të duhej të hetohej për parregullsitë në gjithë këtë proces e jo të promovohet. Siç dihet ky projekt nuk është transparent, nuk është bërë as diskutim publik, nuk ka kaluar në Kuvendin Komunal, nuk është në asnjë dokument strategjik komunal, nuk është në buxhetin komunal dhe nuk është në ligjin e buxhetit. Në këtë kohë prisja trajtim dinjitoz të ankesës që kam bërë në Ministrinë e linjës”, ka thënë Kokollari.

Ndërkohë, burime të Kohës brenda LDK-së, kanë thënë se vizita e Svarqës dhe e ministrit Abrashi në Ferizaj, ka ngjallur reagime dhe përçarje brenda subjektit.

“Është shumë shqetësuese se si liderët e LDK-së e përkrahin një projekt të tillë i cili deri tash është kundërshtuar nga dega e LDK-së në Ferizaj, madje kundërshtimet më të mëdha janë bërë publikisht edhe nga kryetari Svarqa”, ka thënë ky burim.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close