Gazetari spanjoll “dridh” Barcelonën, zbulon vendimin e Messit

Ylli argjentinas i Barcelonës është shumë i zhgënjyer nga eleminimi i hershëm prej Ligës së Kampionëve.

Disfata turpëruese e mbrëmshme kundër Bayern Munich duket se e ka bindur gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi, të largohet nga Barcelona më 2021, kur i mbaron kontrata, nëse nuk do të ketë një ristrukturim të plotë të klubit katalanas, sipas “COPE”.

Kapiteni Blaugrana është gati ta vazhdojë karrierën larg nga “Camp Nou”, duke parë se gjërat nuk po ndryshojnë për mirë, vetëm sa përkeqësohen.

Poshtërimi 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e shtyn edhe më në këtë vendimmarrje.

Kontrata aktuale e tij skadon verën e ardhshme, ndërsa ka qenë i lidhur me Interin dhe Manchester City, muajt e fundit.

Ndërkaq, gazetari katalanas i afërt me klubin e Barcelonës, Jordi Jota, i ftuar në emisionin sportiv El Chiringuito, pranoi se për të parën herë në histori ka frikë që Lionel Messi do të largohet nga Barcelona bashkë me disa emra të tjerë, pas këtij poshtërimi, dhe nëse nuk do të largohet presidenti Bartomeu duke u bërë zgjedhje të parakohshme./Insajderi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close