Cila është arsyeja që Barca duhet t’i paguajë 5 mln euro Liverpoolit nëse Coutinho fiton L.K me Bayern Munich

Philippe Coutinho e turpëroi Barcelonën të premten mbrëma me dy gola dhe një asistim, në fitoren 8:2 të Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi brazilian u inkuadrua në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, por ato minuta ishin të mjaftueshme për ta bërë edhe më të rëndë eliminimin e Barcelonës.

Eliminimi i Barcelonës do të bëhet edhe më i dhimbshëm nëse Bayern Munich fiton Ligën e Kampionëve, pasi ata kanë një klauzolë me Liverpoolin dhe do të detyrohen të paguajnë pesë milionë euro tjera nëse Coutinho e fiton Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Kjo ishte pjesë e marrëveshjes së tyre, që mundësoi transferimin e Coutinhos në ‘Camp Nou’ në janar të vitit 2018, me Barcelonën që deri tash ka paguar 135 milionë euro për brazilianin.

Klubi katalan do të paguajë edhe pesë milionë euro nëse Coutinho fiton Ligën e Kampionëve, dhe në mënyrë të jashtëzakonshme raportohet se klauzola është specifike më shumë për lojtarin sesa për klubin./Lajmi.net/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close