LVV thotë se qytetarët duhet të testohen falas te privatët, e thumbon edhe Naser Ramadanin

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që testimi për COVID-19 të jetë falas edhe në instituticionet private shëndetësore, raporton Express.

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare, VV’ja ka akuzuar Qeverinë Hoti se me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshëm testimin.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka thumbuar edhe Drejtorin e IKSHP’së, Naser Ramadanin, për deklaratën e tij se “gjjithkush ka të drejtë të infektohet”.

“Kjo qeveri që dështoi në menaxhimin e pandemisë, dhe nuk iu dha asnjë mbështetje qytetarëve në këtë periudhë të rëndë ekonomike e shëndetësore, tani me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshme testimin për diçka që do të duhej të ishte në interes të institucioneve të sigurisë, shëndetësisë, të vetë qytetarëve që mbi “të drejtën për t’u infektuar” do të duhej ta kenë të drejtën për testim falas”, thuhet në postimin e VV’së./Express

 

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close