I mërzitur me eliminimin nga Liga e Kampionëve, Ronaldo urdhëron agjentin e tij të nis bisedimet me gjigantin evropian

Cristiano Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer me eliminim në 1/8 e finales nga Liga e Kampionëve me Juventusin e tij.

Sulmuesi portugez shënoi dy gola në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Lyonit, por nuk mjaftoi paraqitja e jashtëzakonshme e tij që skuadra italiane të kualifikohet për në çerekfinale.

Por eliminimi nga kjo fazë e garave nuk i ka ndodhur Ronaldos që nga viti 2010 dhe ai është mërzitur jashtëzakonisht shumë.

Mediumi francez Footmercato që ka raportuar se Ronaldo ka urdhëruar agjentin e tij Jorge Mendes të fillojë negociatat me Paris Saint Germainin.

35-vjeçari dëshiron të largohet nga Juventusi pasi dështoi ta fitoi Ligën e Kampionëve në vitin e dytë radhazi te Zonja e Vjetër.

Reprezentuesi portugez beson se me transferimin e tij në PSG do të ketë gjasa më të mira për të triumfuar në garën më të rëndësishme evropiane për klube.

PSG prej kohësh e kërkon transferimin e portugezit dhe duket se tani ka mundësinë më të mirë për ta bërë një gjë të tillë.

Jorge Mendes do të jetë në Lisbonë këtë javë kur do të zhvillohen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Agjenti i famshëm portugez do të ketë një takim me drejtorin sportiv të PSG-së, brazilianin Leonardo ku do të diskutojnë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo ka një kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022, por paga e tij prej 30 milionë eurove në sezon është bërë një problem për Zonjën e Vjetër që ka rënie në financa pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Nga ana tjetër PSG e pret krah hapur Ronaldon dhe është gati që t’ia plotësojë të gjitha kërkesat portugezit vetëm për ta transferuar atë në Parc de Princes. /Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close