BAJQINOVCI REPLIKË TAHIRIT: NË KARAÇEVË S’KA PASUR USHTARË TË KFOR-IT, VEÇ PJESËTARË TË XHANDARMËRISË SERBE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Tahirit, në seancë e sotme të Kuvendit të Kosovës, lidhur me rastin e futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Bajqinovci ka përmendur mospërputhjen e deklaratave të zyrtarëve të qeverisë, teksa ka thënë se nuk ka pasur ushtarë të KFOR-it në patrullim me xhandarmërinë serbe.

Deputeti i VV-së gjithashtu ka përmendur kazinotë që janë në atë zonë, për të cilat thotë se janë hapur nga “të fortit e Prishtinës”.

“Replikë ndaj zv. kryeministrit Tahiri në lidhje me hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë. Zv. kryeministri gjatë deklarimit të tij e tha se kanë defiluar forca serbe bashkë me KFOR-in. Zv.kryeministër nuk kanë defiluar se nuk është paradë ajo, por kanë patrolluar dhe nuk ka pas kurrfarë ushtarësh të KFOR-it. Xhandarmëria serbe e ka patrulluar tokën e Kosovës mbi 500 metra në rrugën e asfaltuar zv.kryeministër. Kur flasim për kazinotë, ato janë hapur nga të fortit e Prishtinës e jo nga karaçevasit. Këto kazino, krimi i organizuar dhe kontrabanda funksionojnë në atë pjesë pa u penguar”, ka deklaruar Bajqinovci në seancë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close