ANA E ERRËT KARAÇEVËS: KAZINO, BASTORE, PROSTITUCION E KONRABANDË

Para disa ditësh, në rrjetet sociale dhe në media, u shfaq një video ku shihen ushtarë të armatosur serb, duke lëvizur lirshëm brenda territorit të Republikës së Kosovës, më saktësisht në fshatin Karaçevë.

Banoret e asaj ane, të shqetësuar, edhe kësaj radhe janë ankuar se nuk është hera e parë që kjo ndodhë, dhe se janë duke u rrezikuar vazhdimisht, nga forcat e xhandarmërisë serbe, ushtrisë, e përveç kësaj edhe nga njerëzit e nëntokës.

Mungesa e patrullimeve të autoriteteve vendore të sigurisë në atë zonë ka krijuar vakum, duke mundësuar rritjen e aktiviteteve kriminale në atë pjesë, që nga kazinotë e deri tek kontrabanda, prostitucioni e shpëlarja e parave.
Vetëm në pjesën e njohur si rruga e Breznicës janë duke funksionuar lirshëm mbi 12 kazino, dhe çdo dite vazhdojnë rritja e numrit të tyre. Kazinotë, bastoret dhe lojërat e fatit në Kosovë janë të ndaluara me ligj.
Nga burime brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës mësohet se janë të njohur me situatën dhe se kanë informacione për këto aktivitete ilegale që zhvillohen atje. Të njëjtat kanë informuar autoritetet vendore edhe ato ndërkombëtare në vazhdimësi për këtë problem, e sidomos që nga viti 2019 e tutje.

Gazeta Metro mëson se, KFOR-i nuk ka lejuar intervenimin e tyre, duke arsyetuar faktin se, menaxhimi i asaj pjese është nën përgjegjësinë e tyre.

Reporterët e Gazetës Metro, kanë siguruar fotografi nga tereni, ku shihen kazinotë duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u penguar, dhe në pamundësi të intervenimit të institucioneve vendore të sigurisë.

Po ashtu, ditëve në vazhdim do sjellim edhe emrat e pronarëve dhe të fuqishmëve që qëndrojnë pas këtyre kazinove dhe kontrabandës në Karaçevë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close