Kush do të bëhet President?

Presidentit Hashim Thaçi i përfundon mandati në prill të vitit 2021, por përkundër kësaj tashmë kanë filluar kandidaturat për pozitën e presidentit të vendit.

I pari që e bërë këtë hapë është ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai mori mbështetjeje nga partia e tij, pas mbledhjes së strukturave udhëheqëse.

“Falënderoj Këshillin Drejtues, për besimin e tyre, për autorizimin që me dhanë, që në emër të Aleancës të zhvilloj bisedimet eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit. Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, është shprehur Haradinajt pas mbledhjes.

Bajraj: Çjerr maskën AAK-ja me kandidaturën e Ramushit për President!

Lidhur më këtë çështje, analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklarata e Haradinajt.

Image

“Edhe pse është “lexuar” qartësisht synimi dhe tendenca e AAK-së, dhe e vetë liderit të saj, Ramush Haradinaj, ambicia për “rritje pazari” ndaj partnereve të koalicionit qeverisës me kërkesat absurde ndaj LDK-së në lidhje me dialogun dhe mosbesimin që ky dialog të drejtohet dhe menaxhohet nga Kryeministri Hoti dhe koordinatori shtetëror, Dr. Skender Hyseni, duke akuzuar LDK-në dhe Kryeministrin Hoti për “privatizim” tërë procesit dhe lënien jashtë të AAK-së dhe Ministrit të saj në Qeverinë Hoti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Bajraj është shprehur se Haradinaj bënte vërejtje këtij procesi i cili ishte e drejtë ekskluzive e Kryeministrit dhe se LDK e Hoti nuk e kanës hkelë marrëveshjen për bashkëqeverisje me partnerët.

“Përmes shantazhimit të Kryeministrit Hoti dhe të vetë LDK-së dhe lidershipit të saj, akademik Isa Mustafa, Haradinaj bënte vërejtje këtij procesi i cili ishte e drejtë ekskluzive e Kryeministrit Hoti, një drejtë e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si gardian e kushtetutshmërisë dhe interpretues i fundit i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. LDK-ja, dhe Kryeministri Hoti, në lidhje me dialogun, nuk kishte shkelë marrëveshjen për bashkëqeverisje me partnerët, sikurse nuk kishte shkelë as Kushtetutën e Republikës së Kosovës, zaten nuk do duhej të shkelte ato, vetëm që t’i plotëson egot e Ramushit dhe të AAK-së për pushtet, dhe kjo s’do ndodhë me LDK-në dhe me Kryeministrin Hoti, përfundimisht”, thekson ai.

Sipas ti, Ramushi sillet sikur padron i Dialogut Kosovë-Serbi.

“Kosova s’mund t’i thotë jo dialogut me Serbinë, s’mund t’i thotë jo Uashingtonit dhe as Brukselit, sikurse nuk mund t’i mbaj leksione BE-së, siç kërkon Ramushi dhe as Uashingtonit, siç kërkonte ish Kryeministri Kurti, andaj, atje duhet shkuar me platformën e Kosovës (Kushtetuta e Kosovës) dhe me synimin e përmbylljes së dialogut politik me njohje reciproke, dhe as më pak dhe as më shumë. Se kush përfaqëson Brukselin dhe kush Uashingtonin, neve kemi preferencat dhe dëshirat tona, por vendimmarrja u takon këtyre qendrave të vendosjes dhe jo neve si shtet i Kosovës”, ka potencuar Bajraj për “Bota sot.

Për më tepër, Bajraj ka shpjeguar procedurat se si zgjidhet presidenti i vendit, ku ka theksuar se AAK-ja nuk ka komoditetin për ta zgjedhur Haradinajn president.

“Konform Ligjit Zgjedhor, ligjeve pozitive dhe vetë Kushtetutës së Kosovës, Presidenti i vendit duhet të ketë mbështetje politike-parlamentare, një mbështetje solide e cila kalon 50%+1 (61 vota) në raundin e tretë të votimit, por me parakushtin esencial, atë të prezencës fizike dhe aktive të mbi dy të tretave të Parlamentit, pra mbi 81 deputet në sallë, gjë që nuk është rasti me koalicionin qeverisës aktual të cilët mezi kanë një shumicë të thjesht parlamentare, që presupozon nevojën imediate të sigurimit të mbështetjes së mbi 81 deputetëve n `Parlament, pra edhe të ndonjë subjekti opozitar ( PDK, LVV), mbështetje kjo e cila nuk jepet dhe sigurohet blanko pa ndonjë rikonfigurim të koalicionit qeverisës dhe dizajnimit ndarjes së pushteteve konformë fuqisë politike, fuqi kjo e cila nuk i jep luksin dhe komoditetin AAK-së dhe liderit të saj, Haradinaj për pozitën e Presidentit të Republikës”, ka theksuar Bajraj për “Bota sot”.

“Kandidimi i Haradinaj ambicie dhe dëshirë”

Po ashtu, ai ka deklaruar se janë subjekte politike me fuqinë e numrave në Parlament të cilat nuk do t’i “dhuronin” AAK-së, pozitën e Presidentit të vendit me votën e tyre.

“Janë tri subjekte politike me fuqinë e numrave në Parlament të cilat e lënë mbrapa AAK-në, e Haradinaj, subjekte këto të cilat në asnjë rrethanë, nuk do t’i “dhuronin” AAK-së, pozitën e Presidentit të vendit me votën e tyre, pavarësisht dëshirës së Haradinaj dhe të AAK-së, dëshirë kjo e cila në rrafshin figurativ mund të quhet ; “ëndërr me sy qelë”! AAK-ja dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, duhet të ulën n’tokë dhe të mos e mbivlerësojnë vetveten, kështu që ambiciet e tyre duhet të jenë ekuivalente me fuqinë e numrave në Parlament, bazë kjo e cila derivon kalkulimet për pushtet të subjekteve politike të cilat po ashtu “luftojnë” për pushtet, pra të jetë më racionale dhe konstruktive karshi partnerëve të koalicionit qeverisës. Momentumi dhe konteksti aktual politik në vend, imponon për President një figurë konsensuale përfaqësuese, me gjasë jashtë partive politike parlamentare, qoftë kjo figurë nga bota akademike, përkatësisht ; e dijes dhe shkencës, e cila do kishte besimin dhe mbështetjen e klasës politike në radhë të parë, pastaj edhe të shoqërisë civile dhe qytetarëve të vendit”, shton ai.

Sipa tij, një figurë e tillë, do të unifikonte spektrin politik i cili tanimë është i fragmentarizuar dhe i politizuar skajshmërisht, dhe në dëm të Kosovës dhe proceseve komplekse nëpër të cilat po kalojmë si shtet dhe shoqëri.

“Konsensusi i klasës politike për dialogun dhe konsensusi nacional përtej saj,edhe në rastin e zgjedhjes së Presidentit, është çelësi dhe garanti i suksesit, për çfarë duhet t ‘punojmë të gjithë pa dallim në këto kohë të thyerjeve të mëdha nacional-historike për fatin e vendit, për çfarë do n’a mbajnë përgjegjës brezat që vijnë”, ka thënë Bajraj për “Bota sot”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close