Java vendimtare për PDK-në, a do t’i plotësohen kërkesat e saj për futje në Qeveri?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbledhur strukturat e partisë për të diskutuar rreth hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.

Madje mësohet se marrëveshja thuajse është e gatshme dhe pritet veç të bëhet formale. Po ashtu mësohet se Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Analistët politik vlerësojnë se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ri konfigurimin e qeverisë aktuale, të cilës i ka dal situata nga dora.

Sipas tyre, me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri ku është futur krejtësisht kot.

Mehmeti: Me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri

Image

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ri konfigurimin e qeverisë aktuale, të cilës i ka dal situata nga dora.

Sipas tij, acarimi i AAK ndaj LDK-së ka të bëj me flirtimet mes LDK dhe PDK, ku AAK ndjehet e tradhtuar.

“Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Kadri Veselit PDK patjetër se do të hy në koalicion. Java e ardhshme mund të jenë konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, si dhe hyrjen e PDK në qeveri. Me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri ku është futur krejtësisht kot. AAK është shërbëtore në një qeveri, ku nuk ka ndikim. PDK dhe LDK vazhdojnë dashurinë e tyre, e cila mund të kurorëzohet javën e ardhshme”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Burjani: PDK-ja ka probleme të mëdha

Image

Kurse analisti politik Blerim Burjani ka thënë se deri tash PDK nuk ka shfaq interesim për qeveri, por po spekulohet shumë.

Sipas tij, PDK-ja ka probleme të mëdha me keqpërdorim të shtetit, me Gjykatën Speciale , andaj Qeveria aktuale duhet të ristrukturohet se është eksperimentale dhe me njerëz jo profesional.

“PDK duket të mos jetë e interesuar as për të hy në qeveri, e as për të përkrahur mocion shkarkimi. PDK –së po i konvenon kjo qeveri e dobët, kurse  VV dështoj plotësisht. Kështu duket se qytetarët nuk kanë kurrfarë alternative për të mirë. Këto parti të gjitha kanë punuar për vete dhe janë pasuruar në emër të popullit, u teprua skajshëm. E më tutje qytetarët duhet ta bëjnë vet zgjidhjen për veten tyre. Pra kemi ardhur deri këtu në këtë pikë ku shpëtimi mund të jetë në parti të re plotësisht, e këtu më nuk ka gjë”, ka thënë analisti politik Blerim Burjani.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close