Deklarata e Neymar pas fitores dramatike ndaj Atalantës

Përkundër që Neymar nuk arriti të shënojë në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, ai bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke u shpërblyer në fund të ndeshjes.

Pasi skuadra e tij ishte duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 kur ndeshja hyri në minutat shtesë të pjesës së dytë, Neymari e asistoi golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për skuadrën e Thomas Tuchel 149 sekonda më vonë, për të arritur një përmbysje të madhe në Champions League dhe për të siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Neymar e humbi një rast të artë për të shënuar në pesë minutat e parë të ndeshjes, ama askush s’mund t’ia mohojë atë që bëri më pas gjatë ndeshjes, përkushtimin dhe dëshirën për ta ndihmuar skuadrën dhe për ta dërguar në gjysmëfinale.

Ai në fund u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Ndihem i destinuar për këto lloj ndeshjesh shumë të rëndësishme”, u shpreh Neymar.

“Është një ndër tri përmbysjet më të mëdha në karrierën time. Jam shumë i lumtur”, shtoi ai.

“Asnjëherë nuk kam menduar për eliminimin, për shkuarjen në shtëpi. Që nga minuta e parë të ndodhë çfarë të ndodhë në kokën time ishte se do të kualifikohemi në gjysmëfinale. Askush nuk mund të ma heqë nga koka se do të jemi në finale”.

“Dëshira është e madhe për ta fituar Ligën e Kampionëve. Na ka mbetur edhe një ndeshje për të arritur në finale, një ndeshje e një niveli tjetër. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar në fund trofeun”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close