Çfarë po ndodh me presidentin? – AKR i reagon AAK-së, e shpall këtë kandidaturë!

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi ka reaguar pasi Ramush Haradinaj të mërkurën tha se ka marrë miratimin e AAK-së për president të vendit.

Matoshi në një shkrim në Facebook ka shkruar se për Behgjet Pacolli është Presidenti që i duhet Kosovës, duke renditur disa nga arsyet që sipas tij e bëjnë të denjë për të parin e vendit.

Postimi i plotë:

Behgjet Pacolli, Presidenti që i duhet Kosovës.

Marsi i vitit që vjen është koha kur Kosova duhet ta zgjedh Presidentin e ri. Tanimë kanë filluar edhe të shfaqen ambiciet e para dhe të përmenden kandidatët e mundshëm për pozitën e të parit të shtetit.

Kosova tani ka nevojë për bashkim e unitet të plotë.

Behgjet Pacolli padyshim do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën. Ai i ka miqtë dhe njohjet më të mira në botë, është treguar unifikues i skenës politike gjatë gjithë karrierës së tij, ka një potencial intelektual e material për ti dhënë krah zhvillimit ekonomik në vend, është treguar bashkëpunues me të gjithë, është kosovari më humanist dhe ka ndihmuar me dhjetëra miliona euro në shëndetësi, shkolla e mirëqenie të familjeve kosovare.

Këto dhe shumë cilësi tjera që ka z. Pacolli e bëjnë atë padyshim kandidatin më të mirë nga të gjithë.

Një ndryshim kushtetues do ta bënte të mundur zgjedhjen e Presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga populli, nëse kjo ndodh Behgjet Pacolli padyshim do të zgjidhej President i Kosovës.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close