Thaçi s’e respekton vendimin e Qeverisë, ia shtron ahengut me çiftelia në Rezallë

Presidenti Hashim Thaçi po i vazhdon vizitat në familjet e bashkëluftëtarëve të tij, që i shpeshtoi pas propozim-aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale.

Ai këtë mbrëmje zgjodhi konakun e Hajrë Gashit nga Rezalla e Drenicës, të cilin lavdëroi për ndërtimin e topit të parë në mënyrë artizanale gjatë luftës që u quajt “Topi i Rezallës”.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij
dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare!”.

Por, këto fjalë të mira për bashkëluftëtarin e tij, Thaçi i tha pas një ahengu me disa persona në odë. Në fotografinë e publikuar nga vetë ai shihet se mbledhimi u bë pa distancë sociale dhe maska derisa po shoqëroheshin me muzikën e çiftelisë.

Ndalimi i ahengjeve ishte një nga masat që mori Qeveria e Kosovës për frenimin e përhapjes së pandemisë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close