Qeveria Kurti,një histori suksesi

Rritja që ka pasur ndër vite Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe që vazhdon të ketë përsëri, pra është burim i gjërave pozitive që kjo parti pretendon që ka bërë. Vlen të ndalemi tek ato të cilat i ka përmendur ish kryeministri Albin Kurti, që sipas tij janë suksese të mëdha të qeverisë së tij.

Ai thotë:

“Për vetëm 100 ditë, e zvogëluam kabinetin qeveritar dhe ulëm pagat për qeveritarët sepse jemi vend i vogël dhe i varfër.

Menaxhuam me tri kriza dhe vendosëm një standard të ri në qeverisje. Gjatë pandemisë, kur rrezikohej jeta e të gjithë qytetarëve pa dallim, ne hartuam një pako fiskale e cila ndihmonte më së shumti ata të cilët fitonin më së paku. Menaxhimi jonë i suksesshëm i pandemisë e bëri Kosovën rrëfim suksesi në botë duke dëshmuar se qeverisja e mirë shpëton jetën e qytetarëve.

Në bordet e ndërmarrjeve publike të mbushura me familjarë që kishin vjelë gjithë pasurinë e tyre dhe po i dërgonin drejt falimentimit, ndërruam udhëheqësit e lartë dhe zgjodhëm profesionistë të ndershëm për t’i kthyer ato në rrugën duhur.

Qindra miliona euro u kursyen në kontrata të shpronësimit e asfaltimit të tokave bujqësore.
Anuluam pozita fiktive, kontrata të jashtëligjshme dhe kontrata për shërbime të cilat ishin shpikur për të rehatuar familjarë e partiakë në pozita shtetërore me paratë e qytetarëve.

Vetëm në 100 ditë ne treguam se nuk na mungon as dija dhe as përvoja, por nuk na mungon as vullneti e as guximi, për t’u përballur me mujsharët shpërdorues.

E vendosëm reciprocitetin si parim të barazisë ndaj Serbisë dhe e lartësuam emrin e Republikës. Maunet e Serbisë në Kosovë kalonin vetëm duke e njohur emrin “Republika e Kosovës”. Nuk lejuam manipulimin me FSK-në përmes insinuatës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pa nevojë, e as iniciativat për copëtim të Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial apo korrigjimit të kufijve.

Në 100 ditë treguam se çfarë të ardhme mund të ndërtojmë kur bëhen bashkë dëshira për një jetë më të mirë dhe vullneti për t’i shërbyer vendit. VETËVENDOSJE!-a është mundësia për qytetarin që kërkon punë të ndershme dhe pagë të dinjitetshme; garancia që shteti shërben për të gjithë dhe mbron më të dobëtit; aftësia për të rritë buxhetin, prodhimin dhe eksportin; angazhimi për të siguruar edhe drejtësinë edhe paqen.”

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close