Minatorët e “Trepçës” takojnë ministrin Kuçi,marrin përgjigjje rreth kërkesave të tyre

Sindikata e Minatorëve të Trepçës është pritur gjatë ditës së sotme me ministrin e Ekonomisë, Blerim Kuçi. Kryetari i kësaj sindikate, Gani Osmani, tha se pavarësisht një protestë që është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ky takim nuk ka pasur lidhje me të.

Osmani tha se takimi ka qenë pas kërkesave që i janë drejtuar me shkrim kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Kuçi.

Ai përmendi kërkesat e tyre të mëhershme që kanë të bëjnë me benificionet që rrjedhin nga përvoja e punës, sigurimi i punëtorëve, pensioni i përjetshëm invalidor dhe të tjera.

“Ne e kemi bërë kërkesën me herët, ja kemi bërë edhe kryeministrit, edhe ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçit, por na ka ftuar sot. Temë kryesore ka qenë për çështje sociale të punëtorëve të minatorëve të ‘Trepçës’. Ne i kemi pasur edhe disa kërkesa të tjera me herët, përvoja e punës, benificionet, këto që s’po numërohen, që po punojmë prej pas luftës, pensionet, sigurimi i punëtorëve, pension të përjetshëm invalidor, kur po lëndohet dikush ose kur dikush tragjikisht po vdes”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu, Osmani deklaroi se kërkese tjetër ishte edhe marrja 70% e pagës si dhe dalja në pension të parakohshëm për disa punëtorë të “Trepçës”.

“Ne kërkojmë 70% të pagës dhe me dal në pension të parakohshëm, një numër i punëtorëve prej 280 vetave, që janë minatorë të vjetër, ose edhe të ndërrohen disa prej tyre me familjarë. Nejse, ajo 70% e pagës nuk i pëlqej fortë sepse ministri tha munden edhe tjerët të kërkojnë”, tha Osmani.

Osmani deklaroi se kërkesat të tyre me shkrim i kanë adresuar te ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi si dhe te ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Ai tha se ministri Kuçi iu ka premtuar se do të bëjnë të pamundurën që kërkesat e minatorëve të “Trepçës” të plotësohen.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close