Lajmi i fundit për vaksinën ruse! A po futet Izraeli në negociata për blerje të saj?

Autoritetet ruse thanë të mërkurën se grupi i parë i dozave të vaksinës kundër koronavirusit do të jetë i gatshëm për disa mjekë brenda dy javësh dhe tha se kritikat për sigurinë e vaksinës janë të pabaza.Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia është bërë vendi i parë në botë që miraton një vaksinë kundër koronavirusit, më pak se dy muaj pas testimit në njerëz, shkruan Reuters.Vaksina ende nuk i ka kompletuar testimet përfundimtare. Vetëm rreth 10 për qind e testimeve klinike janë treguar të suksesshme dhe disa shkencëtarë kanë frikë se Moska është duke e vendosur prestigjin kombëtar para sigurisë.

“Duket se kolegët tanë të huaj po i ndiejnë përparësitë specifike garuese të ilaçit rus dhe po përpiqen të shprehin opinione që, sipas mendimit tonë, janë tërësisht të pabaza”, tha ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko.Ai tha se vaksina do të jetë e qasshme për njerëzit në bazë vullnetare dhe do të shpërndahet së shpejti. Prioritet për vaksinim në fillim do të jenë mjekët, bëri të ditur ky ministër, transmeton express.Sipas drejtorit të Institutit Gamaleya, ku u zbulua vaksina ruse, Aleksander Gintsburg, Rusia planifikon të prodhojë 5 milionë doza në muaj nga dhjetori apo janari.

Gjithëashtu Izraeli ka thënë se do ta ekzaminojë vaksinën e Rusisë kundër COVID-19 dhe do të futet në negociata për blerje të saj nëse zbulohet se është “produkt serioz”.“Ne po e përcjellim me viligjilencë gjitha raportet, pavarësisht se çfarë shteti. Ne kemi diskutuar raportet nga qendar e hulumtimeve në Rusi për zhvillimin e vaksinës. Nëse jemi të bindur se është produkt serioz, atëherë do të futemi në negociata. Por, nuk dua të zhgënjej askënd. Stafi profesional i ministrisë po punon gjatë gjithë kohën. Vaksina nuk do të dalë nesër”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Yuli Edelstein, raporton agjencia Reuters.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën ka njoftuar se shteti i tij ka aprovuar vaksinën kundër COVID-19, pas më pak se dy muaj testime te njerëzit. Ai madje ka thënë se një nga vajzat e tij e ka marrë vaksinën. Por njoftimi i Rusisë është pritur me skepticizëm nga shtetet tjera të botës. Dyshohet në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse, që për tregun e huaj është emërtuar “Sputnik V”, për faktin se nuk është testuar mjaftueshëm.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close