Këto janë tri planet serbe në zbatim për ripushtimin e Kosovës, Karaçeva tregon vetëm një qëllim

Muhamet Kelmendi:

“Asnjë ndarje, pushtet të tretë a ripushtim nuk duhet pranuar. BE-ja duhet të heq dorë nga ndarja e Kosovës apo nga Asociacioni serb me pushtet juridik, politik, ekonomik dhe ekzekutiv. Kosova është shtet i dy niveleve dhe asnjë nivel tjetër nuk duhet lejuar në vend. Pa u ndalur BE-ja këtu kurrsesi nuk duhet të shkon askush nga Prishtina në Bruksel. Karaçeva tregon vetëm një qëllim, atë të ndarjes dhe të copëtimit të Kosovës. Kjo kurrë nuk duhet lejuar”.

Lexoni edhe:
Po udhëheq Qeveria apo po sundon mafia, gjithçka po ecën mbrapsht në shtetin e brishtë të Kosovës

-Shteti serb i ka kundruall Kosovës disa plane të cilat janë duke u aplikuar nga Beogradi. Tash nga regjimi serbomadh veprohet në drejtim të ripushtimit të pjesës së mbetur të Dardanisë, të Kosovës së sotme, tepër të ngushtuar. Me këtë po vepron në raport me BE-në, me OKB-në, me shtetet e ndryshme etj. Madje mbi këtë bazë po punohet së bashku me Rusinë e Kinën dhe në tërheqjen e njohjeve, si mjet për të treguar se ky vend është serb. Rruga e dytë, është ajo të cilën politika e Kosovës, e ka pranuar duke dal me idenë e korrigjimit të kufirit, që është bashkimi i veriut të Kosovës me Serbinë, marrja e Kamenicës për të dal në drejtim të Graqnicës, sikundër edhe në drejtim të Shtërpcës. Ky plan është futur në zbatim dhe de-fakto veriu është pushtuar. Kështu është edhe me Graqanicën, mbetet Kamenica për të krijuar korridorin në drejtim të Graqanicës dhe të komunave të tjera serbe të krijuara. Dhe si plan i tretë është krijimi i një shteti të vogël serb si në Bosnje e Hercegovinë, duke krijuar Asociacionin serb me pushtet të plotfuqishëm. Këto janë tri planet e Beogradit. Këtë duhet kundërshtuar. E kjo realizohet me vendim urdhërues nga pushtetit në Kosovë për të mos u takuar fare për dialogë me shtetin serb. Kosovës nuk i duhet dialogu që e shkatërron këtë grusht shteti dhe vendi. I duhet një dialog ku garantohet shteti, sovraniteti dhe integriteti territorial. Asnjë ndarje, pushtet të tretë a ripushtim nuk duhet pranuar. BE-ja duhet të heq dorë nga ndarja e Kosovës apo nga Asociacioni serb me pushtet juridik, politik, ekonomik dhe ekzekutiv. Kosova është shtet i dy niveleve dhe asnjë nivel tjetër nuk duhet lejuar në vend. Pa u ndalur BE-ja këtu kurrsesi nuk duhet të shkon askush nga Prishtina në Bruksel. Karaçeva tregon vetëm një qëllim, atë të ndarjes dhe të copëtimit të Kosovës. Kjo kurrë nuk duhet lejuar”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close