Glakuk Konjufca:Qeveria Kurti kthehet së shpejti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Hoti.

Konjufca, ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do të rikthehet së shpejti.

Ai tha se shumë shpejt do të vjen momenti kur populli do ta përdor votën për ndëshkim.

Konjufca ka kritikuar ashpër Qeverinë e tanishme për menaxhim të pandemisë si dhe për çështje të tjera.

Postimi i plotë:

Sa të neveritshme këto fotot e ministrave në kulmin e pandemisë! Ta krijojnë përshtypjen e fotosesioneve. Plot krekosje, në fytyrat e tyre nuk sheh asnjë kokërr serioziteti për gjendjen shëndetësore në Kosovë. Fytyrat e tyre delirante dhe të vetëmjaftueshme me pozitat e pamerituara, janë në një univers krejt tjetër në raport me gjendjen në ambientet e QKUK-së. Nuk mund te gjesh kurrfarë pikëprerje mes këtyre dy botëve paralele.

E rrëzuan Qeverinë Kurti me arsyetimin se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Por numri i rasteve atëherë ishte vazhdimisht nën 30.

E sot kur 200 raste në ditë janë bërë normalitet, del Arban Abrashi me një cinizëm të gërditshëm e thotë që situata është stabile, duke e fajësuar VV-në.

Ditën që i patëm 19 raste me COVID 19 Agim Veliu në koordinim me Thaçin propozoi gjendje të jashtëzakonshme.

E me 219 raste gjendja iu duket e zakonshme.

Kjo tregon se së bashku me PDK-në ata nuk e kishin mendjen te virusi, por te rrëzimi i Qeverisë Kurti.

LDK-ja e Isa Mustafës bëri aleancë me ata që gjatë zgjedhjeve ishin “hajnat e pushtetit”, për ta hequr nga qeverisja e mirë fituesin e zgjedhjeve.

Nuk është e rastit, pra, që ka degraduar çdo gjë:

– Në menaxhimin e pandemisë qëndrojmë më së keqi në Evropë.

– Sa më keq menaxhohet pandemia në përpjestim me të do të ketë pasoja ekonomia. Zgjidhja e Qeverisë është e tmerrshme: le të vdesin edhe me mijëra qytetarë, por nuk do të ketë shtrëngim të masave.

– Disa qytetarë mund të kenë gjetur vdekjen jo nga COVID-i, por nga keqmenaxhimi i aparaturave të oksigjenit. Askush nuk jep përgjegjësi.

– Dialogu me Serbinë jo vetëm që ka degjeneruar toralisht, por duke e parë këtë Qeveri pasive, xhandarmëria e Vuçiqit ka marrë hov për t’i kapërcyer lehtësisht edhe kufijt e shtetit tonë.

– Në krye të negociatave është caktuar një person pa kurrfarë legjitimiteti popullor.

Në këtë kohë kur qytetarët janë lënë nën mëshirën e fatit ne çdo aspekt, është me rendësi që të mos e humbim vullnetin dhe shpresën. Momenti po vjen shumë shpejt kur populli do ta përdor votën për ndëshkim. Dhe do t’i japin fund politikanëve hajna e të pangopshëm njëherë e përgjithmonë. Qytetarët mezi po presin që shtetit tonë t’ia rikthejnë qeverisjen e mirë e cila filloi në shkurt por u ndërpre në mars. Fitorja bëhet e pashmangshme kur është në zemrat dhe mendjet e njerëzve.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close