A mund të parashikojë një test gjaku nëse coronavirusi jua rrezikon jetën?

Studiuesit në Universitetin George Washington besojnë se një test i thjeshtë gjaku mund të parashikojë se cilët pacientë nga coronavirusi mund të përfundojnë me vdekje.

Shkencëtarët kanë identifikuar pesë tregues që tregojnë rreziqe të komplikimeve si inflamacioni dhe çrregullimet e gjakderdhjes që e bëjnë dikë më shumë të rrezikuar të vdesë nëse infektohet me coronavirus.

Nivelet e larta të dy prej këtyre indikatorëve të gjakut, në veçanti, lidhen me shanset shumë më të mëdha të vdekjes nga infeksioni, shkruan DailyMail.

Ekipi i studiuesve beson se një test gjaku për këta tregues mund t’u japë mjekëve një pamje më të qartë se kush mund të ketë nevojë për oksigjenoterapi ose trajtim të hershëm.

Njerëzit mbi moshën 65 vjeçare dhe ata me probleme shëndetësore janë zakonisht më pak të aftë të luftojnë çdo infeksion, jo vetëm COVID-19.

Por, coronavirusi është dëshmuar vdekjeprurës për shumë njerëz të tjerë të shëndetshëm, relativisht të rinj – dhe shkencëtarët nuk janë akoma të sigurt saktësisht pse disa pacientë me COVID-19 shpejt shkojnë në rënie dhe të tjerët nuk kanë fare simptoma.

Trajtimi i të gjithë pacientëve të sëmurë sa duhet për t’u shtruar në spital sa më shpejt që është e mundur është mënyra më e mirë e veprimit – por është gjithashtu një mjet i luksit këto kohë pasi mund të mos ketë furnizime të nevojshme.

Megjithëse mund të tingëllojë keq, ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të duhet të zgjedhin që një pacient të marrë trajtim mbi një tjetër – dhe një test gjaku mund t’i bëjë këto vendime si më të lehta dhe më të predispozuara të jenë ato të sakta.

Treguesit e biomarerëve që u shikuan nga studiuesit ishin:

IL-6 (Interleukina 6): Një prej disa qelizave imune të citokinës që ngre alarmin në pjesët e tjera të qelizës imune dhe mund të tregojë gjendjen e dalë jashtë kontrollit të inflamacionit.

Dimeri D: Pjesë të proteinave të degraduara që shihen në gjak pas shpërbërjes së një mpiksjeje dhe sinjalizojnë se virusi mund të sulmojë enët e gjakut.

CRP: Proteina C-reaktive, e cila lëshohet nga mëlçia në përgjigje të inflamacionit.

LDH: Laktat dehidrogjenaza, një enzimë në acidin laktik që trupi e  dërgon për të shëruar indet e dëmtuara.

Ferritina: Një proteinë që ndihmon qelizat e trupit të ruajnë hekurin. Hekuri nga ana tjetër, është thelbësor për qelizat e kuqe të shëndetshme të gjakut që mbartin oksigjenin në të gjithë trupin. Numri i tepruar ose mungesa e ferritinës mund të sinjalizojë aneminë ose një infeksion që po dëmton funksionin e qelizave të gjakut.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close